en-USsq-AL
You are here:   Lasgushi
  |  Login

Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.

 

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir.

Po përhapet dal-nga-dalë një pluhurë si një hije.

Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Dyke sbritur që nga qjelli përmi Fshat po bëhet fir...1

 

E kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë... Në Liqer hesht një lopatë...

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

 

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...

Zotëroj më katër anë errësira...

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes për mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

 

1 bëhet fir –përhumbet, tretet.